51% e shqiptarëve rrezikohen nga varfëria dhe përjashtimi social
51% e shqiptarëve rrezikohen nga varfëria dhe përjashtimi social.
Të dhënat e publikuara nga instituti europian i statistikave, Eurostat, tregojnë se Shqipëria është vendi i parë në Europë me këtë nivel të lartë përqindje
Shteti i dytë në renditje pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 36.6%, (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria).
Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2%, dhe Serbia me 31.1%.
Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social në 2019-n ishte mëse dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian (BE) prej 21.1%.
Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues si intensiteti në punë, niveli i edukimit, kushtet e jetesës, fëmijët në ngarkim të kryefamiljarit dhe migracioni.
Shqipëria po përballet me një valë rritjesh të çmimeve, ndërsa qeveria ka shpallur dhe një krizë energjetike.
INSTAT raporton se një familje mesatare në Shqipëri harxhon rreth 32 mijë lekë për ushqime, gati 42% të të ardhurave.
Kjo përqindje bëhet më e lartë për familjet që jetojnë me rroga minimale duke shkuar deri në 80% të ardhurave.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania