Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste

2 Shtator 2021 | 16:20

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, krahas prezantimit të kabinetit qeveritar “Rama 3” u zgjodhën edhe 32 anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë.

Gjashtë emrat nga radhët e grave, që fituan besimin për të qenë pjesë e Kryesisë janë:

  • Olta Xhaçka
  • Belinda Balluku
  • Evis Kushi
  • Ogerta Manastirliu
  • Blerina Gjylameti
  • Mimi Kodheli.

Kandidatët nga gratë, të cilat që nuk morën votat e nevojshme për të qenë pjesë e kryesisë së PS-së janë:

  • Ermonela Felaj
  • Milva Ekonomi
  • Klotilda Ferhati
  • Almira Xhangulla.

Po ashtu janë zgjedhur edhe fituesit nga radhët e burrave, ku mes tyre vihet re Erion Braçe, i cili pak ditë më parë tha se nuk do jetë pjesë e qeverisë “Rama 3”.

  • Arben Pëllumbi
  • Armando Subashi
  • Ditmir Bushati
  • Erion Braçe
  • Ilir Beqja
  • Pandeli Majko.

Tek lista jo fituese vihet re ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili nuk arriti të siguronte mbështetjen e mjaftueshme.

  • Eduard Shalsi
  • Ervin Demo
  • Fatmir Xhafaj
  • Pjerin Ndreu.

Përveç 12 anëtarëve që u zgjodhën me votë, pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste janë edhe 12 drejtuesit politikë në qarqe, kryetarja e Kuvendit dhe shtatë sekretariate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026