6 pikat kryesore që Celibashi kërkoi në tryezën e “Reformës Zgjedhore”

3 Mars 2026 | 12:25

Në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, e mbajtur të martën dhe ku morën pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë, kreu i Ilirjan Celibashi theksoi se sistemi i financimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka shumë sfida që, në mungesë të rregullave të qarta, mund të rrezikojnë funksionimin e demokracisë.

  1. Mungesa e transparencës – Partitë politike nuk publikojnë të dhënat e financimit të tyre përveçse në raportet vjetore për KQZ. Rekomandohet një raportim periodik më i detajuar.
  2. Auditim formal jofunksional – Sistemi aktual i auditimit të partive nuk ofron kontroll të efektshëm.
  3. Konflikti i interesit në pagesat e audituesve – Audituesit zgjidhen nga KQZ, por paguhen nga partitë, duke krijuar një konflikt interesi.
  4. Mospërputhje në sanksionet administrative – Ekzistojnë paqartësi dhe mungesë harmonizimi në zbatimin e sanksioneve për shkeljet e financimit.
  5. Kapacitete të kufizuara institucionale – Struktura aktuale e KQZ ka vështirësi në kontrollin e mbi 100 partive të regjistruara.
  6. Pabarazia financiare – Sistemi i financimit favorizon partitë e mëdha, duke ndikuar në pluralizmin politik. Celibashi sugjeroi që shpërndarja e financimit të mos lidhet 100% me rezultatin e zgjedhjeve, pasi partitë e mëdha marrin mbështetje jo vetëm nga buxheti qendror, por edhe me seli në nivel lokal.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026