6 të arrestuar në Poloni, dyshohen për spiunë rusë
Një grup shtetasish të huaj është arrestuar të mërkurën në Poloni të dyshuar për spiunazh për Rusinë.
BBC raporton se bëhet fjalë për gjashtë persona që dyshohet se kanë vendosur kamera sekrete për të regjistruar objekte të ndjeshme të infrastrukturës të përdorura për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë.
Stacioni radiofonik RMF FM raportoi se kjo qelizë spiune kishte përgatitur plane sabotimi dhe kishte instaluar dhjetëra kamera pranë kryqëzimeve hekurudhore dhe rrugëve të rëndësishme të transportit në provincën polake të Subcarpathia, e cila kufizohet me Ukrainën.
Mediat polake nuk deklarojnë se nga cilat vende janë arrestuar të dyshuarit për spiunazh.
Disa kamera u gjetën gjithashtu pranë një aeroporti të vogël rajonal që është kthyer në një qendër logjistike ndërkombëtare për dërgimin e ndihmave ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.
Ky aeroport konsiderohet si një objekt infrastrukturor shumë i ndjeshëm që forcat e armatosura amerikane e kanë mbrojtur me sisteme raketore kundërajrore Patriot.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës