English

“60 kilet e kokainës i kthyem”, dëshmon vëllai i Jani Prengës: Duam trupin e vëllait

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u mbajt këtë të mërkurë seanca e radhës për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku dëshmuan dy vëllezërit e viktimës.

- Advertisement -

Anton Prenga, një nga vëllezërit e Jan Prengës tregoi se pasi ishte njoftuar se Jani ishte marrë peng kishte kontaktuar me vëllanë tjetër Astritin, i cili i kishte thënë se kishin vjedhur një sasi prej 60 kile kokainë në një port jashtë Londrës, të cilin siç tha nuk ishin në dijeni se ishte i disa shqiptarëve.

Ai tha se e kishin kthyer mallin mbrapsh me premtimin se i vëllai do të lirohej, gjë që nuk ndodhi asnjëherë.

Pjesë nga dëshmia e Anton Prengës

Kam marrë një telefonatë nga nusja e vëllait që Jani është marrë peng. Kam marrë nje telefonatë 2-3 të tilla, por nuk mund ta hapja sepse isha në një mbledhje pune. Pastaj mora vesh qe është marrë peng vëllai im. Unë u kontaktova nga vëllai im Astriti dhe i thash çfarë ka ndodh sepse unë nuk dija gjë fare. Kemi marrë 60 kile drogë më thanë. Për 60 e dija. Nuk kemi lidhje me shqiptarët, por vetëm me anglezët. Okej, unë preva biletën dhe erdha këtu. Te nesermen erdhi shteti, policia e Shqipërisë dhe më morën në pyetje. Unë s dija asgjë. Më thanë ka dalë në skenë Gentjan Doçi, Gent Bleta… Kemi shkuar te shtëpia e Gent Doçit kemi pirë kafe. Babai i Gentit me tha do mundohem të komunikoj me djalin dhe nuk me ktheu me përgjigje. Isha në Londër, në pune, në momentin që ndodhi ngjarja. Në momentin që më ra telefoni isha duke dorëzuar një punë. Unë e mora vesh në orën 13.00 mos gaboj. Nuk e hapa telefonin dhe i shkrova bashkëshortes time, i thash mundohu kontakto sepse nuk mund ta hap telefonin.

Më merrte në telefon nusja e vëllait. Maria është nusja e Dodës. Doda njihet si Jan Prenga. Mora vesh që Jani ishte marrë peng në Kamëz. Unë kam kontaktuar me Astritin dhe Gëzimi Shullanin. E telefonova unë Astritin, ai më tha që nuk dinte gjë. Astriti më ka thënë kemi marrë mall në një port jashtë Londrës. Gent Docci, Bleta, Gështenja.. këto kishin dalë në skenë duke thënë “Është e imja”. Me merrnin më thoshin më sill mallin se është i joni. Nuk dinim kujt me ja dhënë se mallit i dilnin shumë njerez për zot. Ky ishte shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës, se gje tjetër s kishim ne. Astriti u shpreh dhe filloi të m’i tregonte vetë. Ai filloi të ma shpjegojte me Gëzimin dhe unë thoja si ka mundesi kjo punë se ne nuk kemi pas lidhje me shqiptarët. Ja kemi marrë anglezit, mbrapa kanë dalë këta të tjerët. U telefonua Astriti dhe Gëzimi nga Gentjan Doçi, Korado Gështenja. Ata ndoshta kanë komunikuar një javë apo dy javë para bashkë, përpara se të më thoshin mua. Këtë nuk e di. Unë kisha tjetër hall e tjetër problem. Vellai i atyre i ka thënë që nuk ju njoh, ndërsa ata kanë thënë që është malli i tyre. Unë e kisha më të madh hallin se Astriti. Ndrekë Prenga ka qenë në burg kur unë jam takuar me Astritin, ka qenë në një burg të Londrës. Nuk më ka telefonuar vëllai im nga burgu, as unë nuk shkova se erdha në Shqipëri. Kur takova me Astritin dhe me Gëzim Shullanin, unë i kërkova arsyen pse u mor peng vëllai. Ato ishin shokë bashkë. Unë i thash atyre kthejini gjërat, ato më thanë po, po do i kthejmë. Une do vija për Shqipëri dhe herë flisja me Astritin, herë jo sepse i dilte telefoni i fikur. Unë e kam pyetur policine për vëllanë tim, ato nuk me thanë asgjë. Nuk mora informacion nga policia. Kur u kthye malli mbrapsht, trupi nuk na erdhi. Në momentin që u kthye malli dhe nuk erdhi vëllai, atëherë i humbën shpresat. Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar në televizor për një kompleks në Shijak. Nuk di më gjë. Shteti nuk më ka dhënë informacione, ato që kam mësuar, i kam marrë vesh nga televizori. Në dijeninë time brenda një jave iu kthye malli. Nuk kam pasur telefonata nga asnjë person për këtë punë. Gëzim Shullanin nuk e kam takuar. Me Astritin takoj rrallë. Kemi diskutuar çdo gjë. Më ka thënë qe e kemi kthyer mbrapsht, e kanë marrë disa polakë. Unë kërkoj vëllain tim, o i vdekur ose si të jetë unë kërkoj vëllain tim. Ato kanë pasur të drejte të kthejnë gjënë, siç e moren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?