60 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, jo vetë një ikonë bukurie

5 Gusht 2022 | 08:40

Hollywood përkujton  60-vjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe.

Fansat kujtojnë ikonën e bukurisë në Bulevardin e njohur aty  ku ndodhet edhe ylli i saj në Walk of Fame.

Fansat e saj e kujtojnë jo vetëm për bukurinë, por një  grua të sjellshme me një shpirt bujar.

“Mendoj se ajo është  një bukuroshe shumë moderne dhe klasike.  Shumë gra, të të  gjitha racave apo  etnive,  do të donin të dukeshin si Marilyn Monroe si simbol i bukurisë”, thotë Karen turiste nga San Diego.

Marilyn Monroe vdiq 60 vjet më parë më 4 gusht 1962. Ajo ishte 36 vjeç kur u nda nga jeta.

Emri i vërtetë ishte  Norma Jeane Mortenson, dhe mbahet mend si një seks simbol i viteve 1950 dhe 1960.

“Sigurisht që studioja promovoi imazhin e saj si një bionde e pamend. Ajo nuk ishte e tillë. Ishte tepër e mprehtë dhe e zgjuar… një person dashamirës, e dashur dhe shumë e kujdesshme”, shprehet Greg Schreiner, president i klubit fansat e Marilyn

Ajo ishte modele, aktore dhe këngëtare dhe një nga njerëzit më të famshëm të asaj kohe.

Monroe u martua me yllin e bejsbollit Joe DiMaggio dhe skenaristin Arthur Miller.

Por marrëdhëniet nuk zgjatën. Karriera e aktrimit ishte më e suksesshme se jeta e saj e dashurisë. Monroe luajti në rreth 30 filma.

Monroe për shumë njerëz personifikon vitet 1950  duke kujtuar kulturën e Playboy.

Emri i Marlyn Monroe lidhet edhe  presidentin amerikan Kennedy me të cilin besohej se kishte raporte.

Një jetë e mbushur me plot trazira aq sa Monroe vdiq për shkak të mbidozës.

Trupi i zhveshur i Marilyn-it u zbulua në shtratin e saj në mëngjesin e 5 gushtit 1962. Ekspertët thanë se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, një fakt që shumë fansa e kundërshtojnë, duke pretenduar se mbidoza ishte ndoshta aksidentale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026