64.4% e shqiptarëve “shumë të sigurt” që do të votojnë, Sejamini: Pjesëmarrja e lartë lajm i mirë për opozitën
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, i prezantuar mbrëmjen e së enjtes në ‘Barometrin Politik’, tregoi se 64,4 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se janë shumë të sigurt që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Për drejtuesin e emisionit me ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini kjo përqindje shumë e lartë tregon një dëshirë për të ndryshuar atë që është aktualisht, ndaj teorikisht mund të thuhet se kjo favorizon opozitën.
Sipas tij, fakti që sondazhi përfshin vetëm votues realë, që jetojnë në Shqipëri, i bën edhe më të besueshme shifrat, edhe pse siç tha, beson se përqindja e pjesëmarrjes në votime do të jetë më e ulët, siç ka ndodhur rëndom në çdo palë zgjedhje në Shqipëri.
“Nëse ke një dëshirë më shumë se e zakonshmja për të votuar, kjo teorikisht, por edhe në shumicën e rasteve të studiuara në botë, tregon se ka një dëshirë për ndryshim.
Nëse këto shifra janë të vërteta, ky është një lajm shumë i mirë për opozitën. Personalisht mendoj se përqindja e pjesëmarrjes do të jetë më e vogël.
Por kjo është përqindja e atyre që janë në Shqipëri, ndaj ky është rezultati real. Listat tona janë të fryra me njerëz që nuk jetojnë ose nuk votojnë në Shqipëri”, tha z. Sejamini.
Lexoni gjithashtu:
Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se kandidatët
Kur do të quhet e vlefshme vota? Analistët shpjegojnë dilemat në “Barometri Politik”
Kur vota quhet e vlefshme? Analistët shpjegojnë dilemat në “Barometri Politik”
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit