64 të vrarë dhe 56 të arrestuar në operacionin më të madh policor në Brazil

29 Tetor 2025 | 07:28

Një operacion masiv policor në Brazil ka përfunduar me bilanc tragjik, ku 64 persona janë vrarë, mes tyre edhe katër efektivë policie. Aksioni u zhvillua në Rio de Janeiro dhe u cilësua si operacioni më i madh ndonjëherë kundër bandës së fuqishme “Comando Vermelho”.

Në operacion morën pjesë rreth 2,500 policë dhe 32 automjete të blinduara. Autoritetet arrestuan 56 persona dhe tentuan të ekzekutojnë rreth 250 urdhër-arreste. Për shkak të përplasjeve të armatosura, rreth 50 shkolla dhe institucione shëndetësore pezulluan aktivitetin, ndërsa linjat e transportit publik u devijuan për të shmangur zonat e rrezikshme.

“Ne qëndrojmë të vendosur kundër narkoterrorizmit”, shkroi guvernatori Claudio Castro në rrjetet sociale, duke mbështetur operacionin.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para se Rio de Janeiro të presë aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si Samiti i Kryetarëve të Bashkive të C40 dhe Çmimi Earthshot i Princit William, të cilat janë pjesë e përgatitjeve për Konferencën e OKB-së për Klimën COP30, që do të zhvillohet në qytetin verior të Belem.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026