6500 vende pune të lira në portalin e punësimit, oferta nga bizneset e turizmit
Në portalin kombëtar të punësimit janë shpallur 6500 vende të lira pune. Pozicionet përfshijnë vende vakante në sektorë të ndryshëm, si në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. Këto mundësi janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues.
Procesi i aplikimit është i thjeshtë përmes portalit zyrtar ëëë.puna.gov.al, ku çdo person mund të krijojë profilin e tij dhe të aplikojë për pozicionin që i përshtatet. Nëse qytetarët kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, ata mund të drejtohen pranë zyrës më të afërt të punës, ose të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Thirrjen për t’u regjistruar në portalin e punësimit e bën edhe Ministria e Ekonomisë, e cila fton emigrantët shqiptarë të krijojnë mundësi të reja në vendin tonë.
6500 vende të lira, në kushtet kur bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tregojnë se kërkesa dhe oferta për vende pune nuk përputhen në tregun tonë për shkak të pagës dhe kushteve që ofrohen.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë 2025, norma e papunësisë ishte në nivelin 8.1 %, e cila në numër përkon me 100 mijë persona që nuk figurojnë në sistemin tatimor te punësimit.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia