7 deputetë të PD-së i kërkojnë Kuvendit Komision për investimet strategjike

4 Maj 2022 | 14:59

Shtatë deputetë të Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komisioni të posaçëm për verifikimin e investimeve strategjike.

Deputetët e PD-së deklaruan të mërkurën se janë nisur nga dyshimet për një korrupsion në rastin e Portit të Durrësit, apo rastet e bëra publike për aktorin Gazmend Paja, apo bashkëshortin e ministres Olta Xhacka, për ngritjen e këtij Komisioni.

Shtatë deputetë janë Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj.

Synimi i deputetëve është verifikimi i procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

“Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, çmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Investimet Strategjike”, thuhet në kërkesën e 7 deputetëve të PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026