7 kandidatë në garë për TKOB-në, drejtuesi i ri shpallet pas 5 ditëve
Gara për drejtuesin e ri të Tetarit të Operas dhe Baletit ka nisur.
7 kandidatë kanë prezantuar platformat e tyre për menaxhimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës, para një jurie me anëtarë shqiptarë dhe të huaj.
Prej dy mandatesh atë e ka drejtuar Zana Çela, e cila është në garë sërish për të vazhduar drejtimin e TKOB në një mandate të tretë.
Arben Skënderi, Josif Gjipali, Tomorr Kokona, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina dhe balerina Adela Muçollari janë kandidatët e tjerë në garë, që kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.
Me 29 Mars Ministria e Kulturës vendosi të hapet garën, duke e shtyrë afatin e dorëzimit të platformave deri më 6 Maj, duke i dhënë mundësinë edhe artistëve që performojnë në skena ndërkombëtare të plotësonin kërkesat.
Platformat në fokus kishin zgjerimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin të institucionit me skena ndërkombëtare.
Kjo ishte faza finale e garës ku brenda një afati 5 ditorë do të shpallet drejtuesi i TKOB.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta