“7 minuta” në teatrin e Durrësit, drama për privimin e të drejtave të grave në punë

9 Prill 2024 | 16:34

Të vendosura përballë dilemës për humbjen e vendit të punës, por edhe humbjes së 7 minutave aq të shtrenjta të pushimit, 11 grave u duhet të marrin një vendim, që mund të ndryshojë jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe të mijërave punonjëseve të tjera.

Me këtë subjekt dhe regji të Driada Dervishit, drama sociale “7 minuta” erdhi mbrëmjen e së hënës premierë për publikun durrsak, për të përçuar përmes diskutimeve të 11 grave, mesazhin mjaft të rëndësishëm: ruajtjen e dinjitetit njerëzor.

“Është perceptuar sikur ka më shumë në fokus të drejtat e grave, por realisht ka të drejtat e çdo njeriu, të drejtat e punonjësve kryesisht“, thotw aktorja Rudina Dembacaj.

“Për mua është një ngjarje dhe besoj edhe për të gjithë publikun ardhja e një teksti të tillë në Shqipëri për herë të parë. Autori po bën një fushatë të fuqishme përsa i përket reflektimit për atë çfarë është dinjiteti njerëzor”, shprehet aktorja Driada Dervishi.

“Jo vetëm muajve të fundit, kronika e zezë na shoqëron kudo, megjithatë, mesazhi kryesor që ka shfaqja është dinjiteti njerëzor, i cili për asnjë moment a arsye nuk duhet të mëkëmbet”, thotw aktorja Alesia Xhemalaj.

Një shfaqje plot debate, diskutime, lot e të qeshura, që tek aktoret u përkthye në shumë emocion.

“Të them të drejtën si aktore më pëlqen shumë Durrësi dhe kthehem gjithmonë me një dashuri të pamatë, gjithmonë kam një ekzaltim kur luaj në këtë skenë”, shprehet aktorja Zamira Kita.

Shfaqja “7 Minuta” bëri bashkë në skenë 11 aktore, emra mjaft të njohur si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku apo Zamira Kita, si dhe shumë të reja të talentuara.

Pas suksesit të arritur në 5 qytete të Shqipërisë, ato shumë shpejt do të udhëtojnë drejt Fierit e Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026