7 të vdekur në luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga sulmet e Ukrainës me dronë dhe raketa të dielën, ndërsa për të dytën ditë me radhë Rusia vazhdoi sulmet ajrore në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, ku si pasojë humbi jetën të paktën një person.
Midis 5 të vdekurve në Sevastopol, dy ishin fëmijë, të cilët u goditën nga mbetjet e raketave ukrainase mbi një zonë bregdetare të qyteti port në Krimenë e aneksuar nga Rusia, tha Mikhail Razvozhayev, guvernatori i caktuar atje nga Moska. Një person tjetër vdiq në qytetin Grayvoron në rajonin Belgorod të Rusisë, në kufi me Ukrainën, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë, tha se 124 persona u plagosën në Sevastopol.
Ndërkohë, sulmet e fundit në Kharkiv të Ukrainës shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e së paku 11 të tjerëve, sipas zyrtarëve lokalë. Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se qyteti u sulmua nga një bombë e komanduar dhe se për pasojë rreth gjysma e Kharkivit ishte pa energji elektrike.
Sulmet e së dielës erdhën pasi Rusia goditi të shtunën pasdite Kharkivin me katër bomba ajrore, ku mbetën të vrarë tre persona. Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha se 41 persona janë ende duke marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve.
Në një fjalim me video pas sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të forcojnë mbrojtjen e saj ajrore.
“Sistemet moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, të tilla si sistemt Patriot, përshpejtimi i trajnimit të pilotëve tanë për avionët luftarakë F-16 dhe më e rëndësishmja furnizimet me armatime janë vërtet të nevojshme”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara