7 vjet pas masakrave të Parisit, vëmendja ende e lartë në Francë

28 Qershor 2022 | 22:43

Rreth 7 vjet pas sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Paris, lufta kundër terrorizmit vazhdon ende në Francë, vend ku sulmet xhihadiste kanë vrarë mbi 260 persona dhe plagosur 1.200 të tjerë që prej 2014-s.

Si kudo në Evropë, numri i sulmeve ra ndjeshëm vitin e kaluar, por niveli i sigurisë në Francë mbetet i lartë. Rreth 7 mijë ushtarë janë vendosur për të mbrojtur pikat kyçe të vendit.

“Jemi këtu për të mbrojtur popullsinë. Për këtë arsye patrullojmë, për të siguruar qytetarët dhe për të dekurajuar terrorizmin. Ne përshtatemi me të gjitha rrethanat. Një ushtar përshtatet me misionin e tij dhe bëhet më i mirë”, thotë Rodrigue, oficer terreni i Antiterrorizmit.

Një prioritet tjetër i Francës ka qenë forcimi i shërbimeve të inteligjencës. Në vitet e fundit, rreth 1 mijë poste të reja pune janë krijuar për të luftuar terrorizmin.

Ndërsa mposhtja territoriale e ISIS ka reduktuar kapacitetet e tij për të sulmuar nga jashtë, sfida tani është zbulimi i agresorve që veprojnë të vetmuar.

“Një individ që radikalizohet, që merr thikën dhe del në rrugë, është nën radar. Fatkeqësisht kjo është shumë e komplikuar, veç rasteve kur kemi indicje kundër tij. Prandaj kemi ngritur gjithë këto sisteme në Francë, për të zbuluar aktet e mundshme dhe ndryshimin e sjelljes. Për shembull, individët që nuk janë terroristë do ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Papritur, ata nuk shtrëngojnë më duart me gratë, ndryshojnë veshjen dhe vetizolohen”, u shpreh Jean-Louis Bruguière, prokuror i Antiterrorizmit.

Për të identifikuar ato që ekspertët i quajnë “sinjale të dobëta”, Franca ka krijuar një shërbim sekret kundër radikalizimit në burgje.

“Ka dy lloje të burgosurish. Janë ata të dënuar për terrorizëm, që janë 450 deri në 500; dhe pastaj janë 700 të dënuar për krime të tjera që janë radikalizuar në burgje. Ne duhet t’i vendosim nën mbikëqyrje ata, për këtë arsye shërbimet sekrete kanë ndërhyrë. Por ne duhet të punojmë edhe për parandalimin”, theksoi Driss Aït Youssef, ekspert sigurie.

Autoritetet franceze deklarojnë se kanë shmangur 60 sulme që prej 2015-s. Ky është rezultat i punës së disa agjencive të sigurisë dhe ligjit të emergjencës të vendosur në vitet 2015-2017, një masë kjo e kritikuar për kufizim të lirisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026