70 milionë përdorues të rinj në Threads për 48 orë, Elon Musk: S’është konkurrencë

7 Korrik 2023 | 22:53

70 milionë përdorues të rinj u regjistruan në aplikacionin Threads në më pak se 48 orë, që është më shumë se dy herë nga sa kishte në 24 orët e para të prezantimit.

Pronari i Meta, i cili gjithashtu zotëron Threads, Mark Zuckerberg, vlerësoi se i ka kaluar shumë pritshmëritë e tyre, raporton Guardian.

Ai tha se dëshironte që Threads të shpërndante pozitivitet, ndryshe nga platforma rivale Twitter, e cila ka më shumë se 250 milionë përdorues dhe sipas Zuckerberg ishte bërë shumë jomiqësore ndaj individëve.

”Qëllimi është të mbetemi miqësor ndërsa zgjerohemi. Mendoj se është e mundur dhe se në fund do të jetë çelësi i suksesit tonë,” – u shpreh ai.

Më herët sot, Twitter kërcënoi se do të padiste Zuckerberg.

“Ne kërkojmë që Meta të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e ndonjë prej sekreteve tregtare të Twitter ose informacione të tjera tepër konfidenciale”, tha Twitter.

Pronari i Twitter, Elon Musk, nga ana tjetwr u shpreh se “konkurrenca është në rregull, por mashtrimi jo”.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael

SHBA-të kanë forcuar flotën e tyre të avionëve të furnizimit me karburant në Izrael, si pjesë e rregullimeve të pozicionit të forcave të tyre në...
13:43 | 18/07/2026