70 të dënuar në burgun e Rrogozhinës votojnë, pjesa tjetër preken nga ligji i dekriminalizimit
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ishte në burgun e Rrogozhinës ku ndoqi procesin e votimit për të burgosurit.
Gazetari raportoi se janë rreth 70 të dënuar që do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe si mjedis për të kryer këtë proces ishte përshtatur dhoma e takimit me familjarët. Mes të burgosurve dhe komisionerëve janë vendosur kangjella.
Pjesa tjetër e të burgosurve nuk do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës për shkak se preken nga ligji i dekriminalizimit.
Siç tregoi dhe gazetari i Euronews Albania, Ferhati në gjithë sistemin janë rreth 2600 të dënuar që do të mund të votojnë në këto zgjedhje dhe rreth 1600 të tjerë që nuk do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë për shkak të veprave të rënda penale që kanë kryer.
Euronews Albania pret informacione të mëtejshme nga Komisioni brenda burgut i cili pret vendime të Gjykatës duke qenë se ka të dënuar që nuk e kanë gjetur emrin në listë dhe është Gjykata e rrethit ajo që do të përgjigjet për këtë deri në gjashtë orë para mbylljes së votimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)