80 raste të reja me HIV-AIDS në vitin 2022, shumica e të prekurve meshkuj

1 Dhjetor 2022 | 14:49

Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, në Tiranë është hapur, klinika ambulatore e HIV-AIDS e rikonstruktuar në ambientet e Spitalit Infektiv.

Shqipëria është një vend me incidencë të ulët për sa i përket hapjes së këtij infeksioni.

Megjithatë krahasuar me një vit më parë janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16% më shumë se 2021, ku shumica janë gra shtatëzëna.

“Nga 1,600 gra që testoheshin në vitet e shkuara, vetëm për vitin 2022 janë mbi 5,000, të cilat janë testuar për HIV/AIDS. Ajo çfarë është e rëndësishme është trajtimi dhe diagnistikimi i shpejtë. Nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. E gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Infektimi me virusin HIV në 96% të e rasteve ndodh nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Aktualisht 792 persona marrin mjekim me ARV, nga të cilët 780 janë të rritur në moshë dhe 12 janë fëmijë.

“U fillua me 150 pacientë që merrnin terapi në vitet 2010-2011 dhe sot janë të gjithë pacientët në terapi dhe nuk kemi problematika dhe mangësi përsa i përket terapive antiretrovirale. Janë 792 raste apo qytetarë të cilët trajtohen me këto terapi”, tha ajo.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026