80 vjet nga gjyqi special, 17 intelektualë u vranë pas gjykimit farsë nga komunistët
Një gjyq me përmasat e absurdit, një gjyq publik i mbushur me drama dhe vuajtje që do të shënjonte thellë në shpirtin e një kombi pas luftës, ishte ai i vitit 1945, ku 17 intelektualë u pushkatuan.
Në përvjetorin e 80 të “Gjyqit Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”, i njohur si “Gjyqi Special”, instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit organizoi një tryezë diskutimesh, ku të pranishëm ishin studiues dhe familjarë të të pushkatuarve dhe dënuarve.
“Sot është një ditë e zezë për familjet tona, 17 të pushkatuarit e parë të gjyqit special. Gjyshërit tonë ranë viktima të pabesisë komuniste. Secili nga këto intelektual kishte veprimtarinë e tij, shkollimin e tij, por në radhë të parë ishin patriot. Ishin këto kategori e njerëzve që u dënuan me vdekje, familjet e tyre u internuan por që nderuan kombin shqiptarë duke shpëtuar mijëra hebrenj gjatë luftës së dytë botërore”, thotë Sokol Borshi, nipi i Shyqyri Borshit, i pushkatuar në 1945.
Në kuadër të kësaj dite u shfaq dhe një dokumentar ku paraqitej një rrëfim tronditës mbi gjyqin special dhe fillimin e terrorit komunist në Shqipëri.
Me regji të Viron Roboçit dokumentari solli një qasje të re mbi një nga ngjarjet më të errëta të pasluftës në Shqipëri.
Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit zgjati 44 ditë, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945, ku në përfundim 17 intelektualë u pushkatuan, 60 të dënuar dhe 715 vite burg në total.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë