​​80-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut

11 Mars 2023 | 08:18

Komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut sot do të shënojë 80 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7 mijë e 144 hebrenjve të Maqedonisë së Veriut në kampin e përqendrimit, Treblinka.

Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike, shkruan KosovaPress.

Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebrej në Maqedoninë e Veriut në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.

Në përkujtim të hebrenjve të depërtuar të Maqedonisë së Veriut, një delegacion i këtij shteti në vitin 2008 në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”.

Në mars të vitit 2011, në mëhallën hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë. Muzeu është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vrarë të Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë.

Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026