800 mijë € përfitime/ Vodhën 40 tonë kafe në subjektin ku punonin, arrestohen magazinierët
Policia e Tiranës ka arrestuar dy magazinierë të një subjekti tregtimi të kafesë dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shpërndarës, pasi dyshohet se kanë krijuar një skemë vjedhjeje të kafesë te magazina ku punonin.
Sipas hetimeve, veprimtaria dyshohet se është kryer për një periudhë rreth trevjeçare, gjatë së cilës janë përvetësuar rreth 40 mijë kilogramë kafe, me një përfitim të dyshuar financiar prej rreth 800 mijë eurosh.
Si rezultat i operacionit “Inventari”., u vunë në pranga shtetasit Altin Kenga, 35 vjeç dhe Vasilika Kazo, 29 vjeçe, të dy magazinierë në subjektin përkatës, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. B., 29 vjeç, me detyrë shpërndarës.
Arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të administratores së subjektit, e cila kishte konstatuar mungesë të konsiderueshme produkti. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke shpërdoruar detyrën, kanë kryer vjedhjet gjatë një periudhe të gjatë kohe, duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin