‘9 kate ndërtim pa leje’, Belinda Balluku: Konfiskohet pallati në Farkë

8 Shtator 2022 | 15:37

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Farkës, së bashku me drejtoreshën e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, ku inspektuan një pallat 7 katësh me dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje.

Balluku u shpreh se ende mbetet mister për institucionet sesi u ndërtua ky pallat pa leje.

Ajo nënvizoi edhe dy variantet që do i ofrohen investitorit nga shteti, në lidhje me pronën.

“Ndodhemi sot në zonën e Farkës. Ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë përsa i përket vendimit që u mor me VKM-në dje, që ka të bëjë me të gjitha ndërtimet pa leje ose me ndërtimet me shtesa mbi lejet që do të konfiskohen për arsye dhe përdorim të publikut. Ky është një shembull, kemi dy kate nën tokë dhe 7 kate mbi tokë. Kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër, sesi ka ndodhur kjo, mbetet mister për ne.

Mundësia e parë është që ky objekt, më pas të shikohet mundësia për prishjen e tij. Por ne mund t’i ofrojmë investitorit që ta blejë me një çmim të tregur, por të indeksuar. Paratë do shkojnë në llogari të Bankës së Shqipërisë për shpronësime. Në variantin e dytë, investitorit do t’i ofrohet që ta dhurojë objektin për banesa sociale, apo për zyra shtetërore”, theksoi Balluku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026