9 të arrestuar nga operacioni antidrogë i shtrirë në 4 qarqe
Finalizohet operacioni “Qafa e Helmit”, i shtrirë në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër për goditjen e grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë drogë.
Gjatë aksioneve të zhvilluara në 2 ditët e fundit janë arrestuar 9 persona: Leon Ndrecaj alias Gjin Ndrecaj, Leonard Kola alias Nardi Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj alias Paulin Gjoni, Ylli Veshi, Gjin Kola alias Edi Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” për dy të mitur dhe kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë.
Gjykata ka vendosur kontroll banesash të shtetasve N. N., M. N., A. V. dhe V. D., si dhe të shtetasve të arrestuar, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë, Durrës.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.
Ky operacion është në vijim të operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë