9 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar, lumenjtë përmbytin Italinë
Lugo është një nga qytezat e shumta të Italisë që u zgjua me nivelin e ujit deri në fyt.
Në këtë dhe rajone të tjera të vendit, në 36 orë ka rënë shi sa për 6 muaj. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur çdo gjë që u ka dalë përpara.
Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe mbi 20 mijë të tjerë janë evakuuar. Ndërkohë, dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa elektricitet dhe shërbimet e emergjencës janë të mbingarkuara.
Dëmet materiale arrijnë në miliona euro. edhe pse është ende herët për të përcaktuar kuotën e saktë, presidenti i Emilia Romanjës vlerëson se në këtë rajon ajo do të shkojë në disa miliardë euro.
Por fenomeni nuk është kufizuar vetëm në veri apo në pjesën qendrore të vendit. Edhe në Napoli ka pasur përmbytje.
Çmimi i Madh i Formula 1 që duhet të mbahej këtë fundjavë në Imola është anuluar dhe mijëra ferma në këtë rajon agrikulturor kanë regjistruar një dëmtim të produkteve, në disa raste duke i humbur ato plotësisht
LEXONI GJITHASHTU:
- U zgjodh kryebashkiake në Itali, 31-vjeçarja shqiptare rrëfen rrugëtimin e vështirë
- Kush është shqiptarja e parë që zgjidhet kryebashkiake në Itali
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë