9 të vdekur nga përmbytjet, Evropa qendrore dhe lindore në mëshirën e ujit

16 Shtator 2024 | 16:57

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vende të shumta në Evropën qendrore dhe lindore, pasi shirave të shkaktuara nga stuhia Boris.

Konkretisht, vërshimet e ujërave kanë marrë 6 jetë në Rumani dhe nga 1 në Austri, Poloni dhe Republikën Çeke, ku janë verifikuar edhe dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave të fundit të komunikuara nga autoritetet përkatëse, një person u mbyt të hënën në rajonin çek të Bruntalit.

Ndërkohë, 7 persona të tjerë konsiderohen të humbur; 4 më shumë se të dielën, kur autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës në 100 zona të vendit.

Në qytetin Opava, deri në 10 mijë persona janë evakuuar. Ndërsa dy rajone veri-lindore regjistruan shirat më të dendura në ditët e fundit, me kryeministrin Peter Fiala që lajmëroi qytetarët se e keqja nuk ka kaluar ende.

Edhe Rumania, Austria dhe Polonia janë prekur nga përmbytjet masive që erdhën si pasojë e një sistemi të ulët nga veriu i Italisë, që ka lëshuar shira rekord që prej së enjtes.

Në Rumani, ku u regjistrua dhe numri më i lartë i viktimave, situata është vënë nën kontroll pas një seri misionesh shpëtimi të organizuar nga qeveria për personat e mbetur të pastrehë si pasojë e ujërave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026