“900 €! Më pak s’bëhet”- Si efektivët kthenin patentat e bllokuara, i fundos Tik Tok

Efektivët që merrnin ryshfet
18 Shkurt 2023 | 15:39

Euronews ka zbardhur dosjen e dy efektivëve të policisë, të cilët kundrejt shumave  500-1000 euro, rikthenin patentat e bllokuara.

Referuar dosjes janë 8 raste që janë dokumentuar me prova ligjore që i implikojnë efektivët  Amarildo Lika dhe Elio Picaku në këtë skemë korruptive.

Vlen të theksohet se një rast korruptimi është zbuluar nga aplikacioni Tik-Tok.

Në këtë episd shtetasja me inicialet B.D,  ndan me ndjekësit e saj në tik tok, lajmin e pezullimit të patentës për 3 muaj. Eduart Caka, i cili ka parë në rrjetin social këtë fakt, i ka shkruar në privat. Ai i lë takim dhe i thotë se do ia zgjidhte një mik i tij, përkundrejt 70 mijë lekëve të rinj dhe do ia kthente patentën.

“Nëse e ke gjobë dore ma ço t’ia çoj atij tipit, se i shkruajta direkt më tha ma nis gjobën, na bën punë ajo fleta pz”, i shkruan efektivi.

Pasi shtetësja bën gati lekët dhe ia dorëzon, brenda pak ditësh i rikthehet patentat në një hotel në periferi të Tiranës.

Një tjetër episod është komunikimi mes një personi që i ishte hequr patenta dhe një tjetri i cili futet ndërmjetës me efektivin e policisë, Elio Picoku i cili kërkonte 900 euro, por nuk pranonte të identifikohej.

Revi Osmani, ndërmjetësi me policin Picoku i shkruan një qytetari se çmimi ishte në fakt 1000 euro, por ishte dakortësuar për 900 euro.

Pjesë nga biseda:

Revi Osmani: O Zio, sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?

S.T: 6

Revi Osmani: 900 euro. Më pak s’bëhet se 100 i ka ul se s’po merr kafe ai sekseri, se 1000 e kanë si normë.

Në lidhje me një episode të efektivit Amarildo Liko, zbardhet komunikimi mes një shoferi që i kishin bllokuar patentën dhe Ardit Shehut, që ndërhyn si ndërmjetës. Bëhet fjalë për 1500 euro që të rimerrte patentën, por nuk po arrinte të siguronte 200 euro për të plotësuar shumën e kërkuar.

Pjesë nga biseda:

Ardit Shehu: Më çmendi ai o shok. A po vjen thotë, se i kam bërë të gjitha procedurat. O shok do burri huj lekët, se më vjen zor. i do sot, po më fut në ngatërresë

A.B: Po për kokë të plakës ato po pres me lal. M’ke von edhe mu nsiklet pz. Veç me të dhon shpirtin pz.

Ardit Shehu: Gjej borxh ato o shok, se skam taksirate me më ron telefonit që në pikë të mjesit amon.

E gjithë skema e abuzimit dhe korrupsioni në rradhët e policisë rrugore u zbulua pas procedimi ndaj një tjetër punonjësi policie, Eduart Cakës dhe shtetasit Alkid Ndreu vitin e kaluar. Në dosjen hetimore thuhet se nëse patenta ishte pezulluar për 3 muaj rimarrja e saj kushtonte 500 euro, ndërsa për 6 muaj 1000 euro.

SPAK kërkoi arrest me burg në mungesë ndaj dy efektivëve, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Posaçme. Këtë të dielë në orën 10:30 ata do të dalin përpara trupës gjykuese për t’u njohur me akuzat.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026