95 aksidente rrugore në një muaj, INSTAT: Shumica e aksidenteve nga 45-59 vjeçarët
95 aksidente rrugore kanë ndodhur gjatë muajit maj në Shqipëri, për pasojë 136 persona janë lënduar e disa kanë ndërruar jetë.
Sipas ekspertëve të statistikave, shkaktar të këtyre aksidenteve në 97,9 % të rasteve janë drejtuesit e mjeteve.
Ndryshe nga sa kemi parë në muajin prill, aksidentet më të shumta në këtë muaj nuk I kanë shënuar të rinjtë por grup mosha 45-59 vjeç. Sipas INSTAT, 25,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej janë shkaktuar prej tyre.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Maj 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 21,1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 7,4 %.
Në pesë mujorin e parë të vitit 2023, numërohen 427 aksidente rrugore nga 483 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,6 %.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë