99 humbje jete nga COVID-19 në dy javët e para të tetorit
Gjatë ditës së fundit janë identifikuar 495 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e mbi 3700 testimeve, duke bërë që numri i rasteve aktive të shkojë në mbi 6500 persona.
Ndërkohë 24 orët e fundit ka pasur 9 viktima duke e çuar numrin e total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë në 2,797 persona.
Deri tani vetëm në 14 ditët e para të muajit tetor janë shënuar 99 të vdekur, kurse gjatë muajit shtatori pati 197 persona të vdekur nga COVID-19.
Shqipëria deri tani ka kryer injektimin e mbi 1.8 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej tyre 845,877 persona i kanë kryer të dy dozat.
Vetëm gjatë ditës së mërkurë janë kryer 6,147 vaksinime në të gjithë vendin.
Vendi ynë deri tani ka arritur të sigurojë 2,262,960 milionë vaksina.
Statistika (14 Tetor 2021)
Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës