Situata me COVID-19, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkesë qeverisë: Të shtohet lista e përfituesve

2 Prill 2020 | 06:10

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka dërguar qeverisë një rekomandim për të zgjeruar listën e subjekteve përfituese të ndihmës financiare.

Në të kërkohet që të përfshihen edhe kategori të tjera, siç janë ata të vetëpunësuarve në veprimtari si shitës ambulantë, punëkërkuesit e papunë, të cilët nuk kanë qenë më parë të punësuar dhe për pasojë nuk kanë kontribuar në skemën e sigurimit shoqëror si dhe krijimin e lehtësive për regjistrimin e punëkërkueseve të papunë.

“Në vëmendje dhe prioritet duhen pasur të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të cilet janë në pamundësi për prokurimin e barnave, familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, familjet përsonat e të cilëve janë regjistruar si punëkerkues dhe për shkaqe që nuk varen nga ato rezultojnë papune, familjet që kanë në përberjen e tyre persona me aftësi të kufizuar, të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët në zona të thella. Për të gjitha këto kategori organet publike vendore dhe qendrore disponojnë lista të personave, të cilat duhen përdorur për një shpërndarje më të organizuar, me gjithëperfshirese duke iu përgjigjur në kohë nevojave të qytetarëve, të cilet për shkak të pamundësive të tyre objektive kanë vështirësi në marrjen e të mirave ushqimore për vazhdimin e përditshem të jetës normale. Në këtë mënyrë mund të shmangen jo vetëm radhët e qytetarëve por edhe protestat e tyre,” shkruan zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“KMD është në kontakt të vazhdueshëm me OSHC në terren të cilat po japin një kontribut shembullor në suportin e personave në nevojë, identifikimin e tyre dhe ndërmjetesimin me organet publike për përfshirjen e të gjitha grupeve vulnerabël në marrjen e shërbimeve,” thuhet në njoftimin e Komisionerit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania se gjatë muajit prill paketa mbështetëse e qeverisë mund të zgjerohet, ndërsa shtoi se përmes saj, pritet të përfitojnë kategori të ndryshme të shoqërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026