Agjenda e plotë e vizitës së kancelares Merkel në Tiranë
Kancelarja gjermane vjen nesër në Tiranë në kuadër të turit të saj të fundit ballkanik si kancelare, që nis të hënën në Beograd.
Zyra e shtypit e kryeministrisë ka zbardhur axhendën e vizitës së Merkel, që nis në orën 10.20, me ceremoninë e mikpritjes në Pallatin e Brigadave. Në 10.30 do të mbahet një takim kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave, që do të vijojë edhe me takimin mes 2 delegacioneve.
Në 11.55 kancelarja dhe krerët e qeverive të Ballkanit shkojnë në Tirana Business Park. Po në këtë ambient rreth orës 14.35 do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel.
Vizita e Merkel vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit si kancelare e Gjermanisë.
Kjo është vizita e dytë e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, pas asaj të korrikut 2015.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta