Merkel e arriti objektivin për Ballkanin, plani i investimeve 30 mld euro nisi nga Berlini, thotë analisti
Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Adrian Haçkaj tha në Euronews Albania se rëndësia që Angela Merkel i ka dhënë rajonit të Ballkanit është për t’u admiruar dhe vlerësuar.
Sipas tij, Merkel e ka arritur objektivin për Ballkanin sa i përket procesit të Berlinit me vizibilitetin që i ka dhënë iniciativave të reja në Ballkan.
“Nuk duhet të harrohet se plani i investimeve prej 30 mld eurosh i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor ka marrë spunto nga Procesi i Berlinit. Samiti i Berlinit funksionon me kredi të institucione ndërkombëtare, ka pasur zero euron në dispozicion, por ka arritur ta vërë Ballkanin në një pozitë të privilegjuar për thithjen e investimeve”, tha ai.
Që rajoni të ecë përpara duhet që institucionet e vendeve të rajonit të adoptojnë dhe zbatojnë rregullat e qeverisjes së mirë, atëherë s’ka asgjë që e pengon zhvillimi e rajonit, tha z. Haçkaj.
“Evropës i janë dashur me dhjetëravjeçarë që të arrijë aty ku është, u shpreh ai.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në