‘Open Balkan’ përplas Ramën me gazetarët nga Kosova në konferencën me Merkel
Diskutimi i gjerë lidhur me Ballkanin e Hapur në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel solli një “përplasje” mes gazetarëve të Kosovës dhe kryeministrit Rama.
Gazetarët e ardhur nga Kosova kërkuan që të bënin pyetje, por sipas protokollit pyetjen ishin ndarë për dy gazetarë nga Shqipëria dhe dy nga Gjermania.
Kjo solli pakënaqësinë e gazetarëve të mbërritur nga Kosova, të cilët kanë shprehur interesin t’u drejtojnë pyetjet e tyre kancelares gjermane dhe kryeministrit shqiptar.
Gjatë konferencës për mediat me Merkel, shefi i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Kosovës të heqë dorë nga teoritë e konspiracionit rreth iniciativës së “Open Balkan”.
“Ne duhet të ecim më shpejt, një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimi se nëse ne fusim lëvizjen, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri e bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’. Kaq e thjeshtë është”, tha Rama.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur