Heqja e bllokadave larg, pas Italisë rriten vdekjet në vende të tjera

2 Prill 2020 | 13:07

Epidemia e COVID-19 ka marrë mbi 13 mijë jetë në Itali, ku qeveria ka zgjatur përtej datës 3 prill bllokadën. Vendi regjistroi nivelin më të ulët të vdekjeve në një javë, tregues ky se masat e marra po stabilizojnë situatën. Sidoqoftë, bllokada mund të shtyhet sërish.

“Sapo të dhënat të konsolidohen, kur bordi i ekspertëve të na lejojë, ne do të planifikojmë një lehtësim të masave. Nuk mund të them se kjo do të ndodhë më 14 prill sepse një gjë të tillë nuk mund ta dimë”, shprehet Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë me mbi 9 mijë vdekje. Tani, një ekip prej 30 ekspertësh të Universitetit të Madridit po analizojnë testet e coronavirusit për Ministrinë e Shëndetësisë. Infermieret po marrin tamponë dhe po ua dërgojnë laboratorëve për të diagnostikuar virusin.

Ndërkohë, Franca ka hyrë në javën e tretë të bllokadës. Vendi raportoi numrin më të lartë ditor të vdekjeve të mërkurën, 509 raste. Kryeministri francez deklaroi se kufizimet nuk do të hiqen të gjitha menjëherë, por gradualisht.

“Ne u kemi kërkuar ekipeve të ekspertëve të punojnë në aspektin e heqjes së bllokadës, duke parë përshtatjen dhe realizueshmërinë e një procesi gradual që do të rajonalizohet, ose të një tjetri që do të jetë subjekt i një testi dhe nëse bëhen, cili do të jetë ai i duhuri”, ka deklaruar Edouard Philippe, kryeministri i Francës.

Teksa ka vënë në dispozicion mjetet e forcave ajrore për të transportuar pacientët, Britania raportoi mbi 500 vdekje, kuota më e lartë ditore deri më sot. Teksa totali i vdekjeve ka kaluar nivelin 2 mijë, një qendër testimi për punonjësit e Sistemit Shëndetësor është shfaqur në parkimin e Wembley Ikea. Pas kritikave për reagim të ngadaltë, qeveria tha se qendra të tjera po ngrihen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026