Kosovë, nëna dhe foshnja 5-muajshe me COVID-19, flet mjeku: U infektuan nga një pjesëtar i familjes
Në mesin e 12 të infektuarve me COVID-19 nga Kamenica e Kosovës, është edhe një foshnje pesë muajshe dhe nëna e saj.
Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania infektologu Salih Ahmetaj i cili në një lidhje ‘live’ bëri me dije se nëna dhe foshnja janë shtruar në spital pak orë më parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeku sqaroi se nënë e bijë e kanë marrë virusin nga kontakti me një pjesëtar të familjes.
“Në rrethin familjar kanë pasur infeksion me coronavirus dhe sigurisht që nuk i kanë përfillur sa duhet rregullat e mbrojtjes, të higjienës dhe distancës. Në rrethin familjar e kanë përcellë, por është e vështirë të thuhet nga cili tek cili është transmetuar”, – tha mjeku, teksa shtoi se edhe një tjetër pjesëtar i kësaj familjeje gjendet në spital i infektuar me COVID-19.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të prekur në Kosovë ka arritur në 125, ku 10 prej tyre janë shëruar dhe një ka humbur jetën.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor