Lajçak vizitë 3-ditore në Kosovë, takime me përfaqësues të politikës, biznesit dhe mediave

15 Shtator 2021 | 11:08

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak mbërrin sot në Kosovë. Edhe pse agjenda ende nuk është publikuar, mësohet se Lajçak do të ulet në aeroportin e Prishtinës pasdite.

Gjithashtu, as ora e takimeve të tij me zyrtarët më të lartë kosovarë nuk tregohet, por burime për Euroneës Albania deklarojnë se sot do të ketë takim vetëm me kryeministrin Albin Kurti.

Të enjten, Lajçak do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me kryetarët e partive parlamentare, ndërsa pasnesër me drejtues nga organizatat e Shoqërisë Civile, përfaqësues të biznesit dhe mediave.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026