Forumi Rinor i PD kundër përjashtimit të Berishës, kërkon referendum të brendshëm
Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon referendum të brendshëm lidhur me çështjen Berisha.
Anëtarët e kryesisë së FRPD kanë nisur mbledhjen e firmave për mbajtjen e referendumit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Deri tani janë 30 anëtarë të kryesisë që kanë hedhur firmat, mes tyre edhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.
“Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e papredentë të krijuar nga vendimi personal i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi të deputetit Profesor Doktor Sali Berisha. Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statusit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë, si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në kërkesën e kryesisë së FRPD.
Përjashtim i ish-kreut të PD, Sali Berisha nga grupi demokrat një ditë para seancës së parë të Kuvendit të ri solli përçarje brenda Partisë Demokratike.
Vendimi i kryetari Basha u përshëndet menjëherë nga ambasada e SHBA. Përmes një deklarate për mediat ambasada amerikan thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen dhe se vendimi i Bashës meriton respekt.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta