Rritja e pensioneve, çifti i të moshuarve: Nuk na dalin as për ilaçe, na ndihmojnë fëmijët
Një ditë më parë ka hyrë në fuqi rritja e pensioneve për 670 mijë pensionistë në vend. Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ishte sot në banesën e një çifti të moshuarsish, të cilët thanë se ende nuk e dinë në çfarë mase është rritja e pensionit, por gjithsesi e kanë të pamundur të përballojnë jetesën, nëse nuk ndihmohen nga fëmijët dhe nipërit.
Xhemali dhe Drita kanë 60 vite që janë bashkë dhe prej 14 vitesh jetojnë vetëm. Dëshira që fëmijët të krijojnë jetët e tyre, i çoi të merrnin këtë vendim, duke mos marrë parasysh vështirësitë që do të sillte ky vendim. Ata tregojnë se vetëm qiraja u kushton 200 mijë lekë të vjera, por këtë shuma ia paguajnë fëmijët dhe nipërit.
Për rritjen e pesionit nuk janë në dijeni dhe duket se ky vendim i qeverisë as që u intereson nga humbja e shpresës se rritja do të ketë ndikim në jetën e tyre.
Zonja Drita ka probleme me shikimin, asaj I duhet të marrë patjetër një ilaç, por mundësit ekonomike nuk ja mundësojnë këtë gjë.
“Kam glaukomën dhe retinën e syrit më është dobësuar shumë, duhet të marr një mjekim nga spitali por tani ka 1 vit e gjysmë që unë nuk e bëj më , se është me ribursim dhe është 740 euro, një gjilpërë, nuk e arrijmë dot”, tregon Drita.
Mosha e tyre nuk i jep mundësinë të lëvizin për të marrë gjerat që i duhen, sidomos në këto ditë. Fatmirësisht pranë tyre janë dy fëmijët dhe personat e afërt që kujdesen për ta.
“Këtu poshtë kemi një supermarket, hedhim një litar dhe i marrim, kemi dhe një komshije, vjen dhe djali, vajza që na marrin na thonë çfarë doni”, thotë zonja e shtëpisë.
Nga dita e mërkurë, 1 prill, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet rriten në masën 2.3 për qind. Sipas këtij vendimi, rriten në këtë masë pensionet e pleqërisë, ato të banorëve të zonave rurale, pensionet e posaçme, etj. Po kështu, përfitojnë edhe ata që marrin pensione për invaliditet, që trajtohen si veteranë të luftës antifashiste, ushtarakët, minatorët e të tjerë që marrin pensione të posaçme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta