Tirana qyteti i tretë në Europë për rritjen e popullsisë
Tirana renditet në vendin e tretë ndër qytetet evropiane me rritjen më të shpejtë të popullsisë. Një raport i publikuar nga Visual Capitalist tregon se kryeqyteti i Shqipërisë bazuar në normat mesatare vjetore të parashikuara të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, parashikohet të ketë një normë rritjeje prej 1,63 për qind.
Në vendin e parë mes 20 qyteteve me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Evropë është qyteti rus Balashikha, 25 km larg Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha si ky i atribuohen zakonisht një fenomeni të quajtur shtrirje urbane.
Por edhe pse Balashikha parashikohet të ketë normën më të lartë të rritjes vjetore (2.01%) në Evropë gjatë viteve të ardhshme, e krahasuar me qytete të tjera në rang global renditet në vendin e 768. Në vend të dytë në Europë renditet një tjetër qytet rus, i quajtur Tyumen, norma e rritjes të të cilit shkon në 1, 88 për qind dhe Tirana në vend të tretë me normën e rritjes së popullsisë 1,63 për qind.
Në vend të fundit të listës së publikuar nga Visual Capitalist qëndron Gjeneva e Zvicrsë, ku norma e rritjes së popullsisë llogaritet në 0,99 për qind.
Është e rëndësishme të theksohet se normat e rritjes urbane në Evropë janë relativisht të ngadalta në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, të tilla si Azia dhe Afrika.
Sipas përllogaritjeve nga viti 2020-2025, qyteti me rritjen më të shpejtë në botë Gëagëalada, Nigeri, pritet të rritet më shumë se 3 herë më shpejt se qyteti me rritjen më të shpejtë në Evropë, Balashikha.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave për Shqipërinë, më 1 janar 2021 rezulton që rreth një e treta e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës, qarku më i populluar në vend, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit, me rreth 10% të popullsisë secili.
Vetëm dy qarqe në vend shënuan rritje të popullsisë për periudhat 2020-2021, përkatësisht Tirana dhe Durrësi.
Në vitin 2016 sipas INSTAT popullsia e Tiranës ishte 842 981 banorë, ndërsa në 2020 ishte 912 190 banorë.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal