Si kanë ndryshuar ministrat dhe ministritë në 3 qeveritë Rama

16 Shtator 2021 | 10:41

Edi Rama erdhi në pushtet pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Qeveria e parë e kryeministrit Edi Rama ishte një qeveri e gjerë, e detyruar edhe nga fakti se ishte pjellë e një koalicioni. Me 19 ministritë e saj të ndara mes dy partive fituese, Rama 1 mund të cilësohet një nga qeveritë më të mëdha të pas viteve ‘90.

Qeveria ‘Rama 1’ – 19 ministri

Ministër i Financave, Shkëlqim Cani

Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushti

Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj

Ministër i Energjisë  dhe Industrisë, Damian Gjiknuri

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto

Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni

Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti

Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja

Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj

Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministër i Mjedisit, Lefter Koka

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi

Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito

Ministër për Çështjet Vendore, Bled Çuçi

Qeveria ‘Rama 2’ – 13 ministri

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 PS fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe si rrjedhojë të drejtën për të formuar qeverinë pa nevojën e një koalicioni. Qeveria ‘Rama 2’ do të kishte 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij.

Kabineti i ri kishte gjithsej 13 ministri, nga të cilët dy ministra Shteti pa portofol.

Në qeverinë e re u bashkua në një Ministria e Financave me atë të Ekonomisë si dhe Ministria e Energjetikës dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës. Ministria e Integrimit Europian, Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zhvillimit Urban dhe Turizmit nga ‘Rama 1’ u shkrinë plotësisht.

Në mandatin e dytë qeverisës të socialistëve u krijua një ministri e re, ajo e Diasporë, që pati për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve të diasporës në Shqipëri.

Numri i ministrave burra me ato gra në qeverinë Rama ishte i barabartë:

Ministër për Diasporën, Pandeli Majko

Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Sonila Qato

Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni

Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj

Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Qeveria ‘Rama 3’ – 15 ministri

Më 25 prill të vitit 2021 Partia Socialiste fitoi për herë të tretë radhazi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duke fituar të drejtën për të qeverisur në tre mandate rresht vendin, ashtu siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipërinë pluraliste.

Qeveria ‘Rama 3’ ka 15 ministri nga të cilat 4 ministra shteti pa portofol. Në qeverinë e fundit të Ramës bie në sy shkrirja e Ministrisë së Diasporës, ndërkohë që janë shtuar Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet dhe Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Ulsi Manja, Ministër të Drejtësisë.

Delina Ibrahimi – Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë

Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës

Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mirela Kumbaro – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Elva Margariti – Ministër i Kulturës

Milva Ikonomi – Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet

Elisa Spiropali – Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Bora Muzhaqi – Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Edona Bilali – Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026