Rama: Gjuha angleze që në klasë të parë duke filluar nga ky vit shkollor

16 Shtator 2021 | 10:56

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se dy shtyllat e mandatit të tretë të tij qeverisë janë pandemia dhe rindërtimi.

Rama u zotua se brenda vitit 2022 do zhbëhen të gjitha pasojat tërmetit dhe nga ana tjetër nëpërmjet vaksinimit masiv do të dilet nga lufta rraskapitëse për pandeminë.

Ai theksoi se që në fillim të këtij viti shkollor, gjuha e angleze do të futet që në klasat e para në të gjitha shkollat e vendit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se Reforma në Drejtësi është thelbësore, ku nënvizoi se “askush që ka llogari të hapur me ligjin nuk fle më i qetë.”

“Kokat e botës së krimit janë prapa hekurave ose brenda skutave, por vetëm e shtynë në kohë dhe nuk e ndalin dot ditën e llogarisë para gjykatës”, u shpreh Rama, teksa shtoi se kjo shumicë do të vazhdoje të punojë ngushtësisht me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE duke mbështetur pas asnjë rezervë Reformën në Drejtësi.

Rama premtoi se do të mbyllë përfundimisht sportelet e shërbimeve për marrjen e dokumenteve për qytetarët dhe sipërmarrjet.

Sipas tij gjithçka do të transferohet në sistemin digjital, ku qytetarët mund të marrin shërbimet nëpërmjet smartphone-ve dhe kompjuterëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026