Kryeministri Rama: Hapja e negociatave s’është në dorën tonë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së Kuvend përmendi edhe çështjen e negociatave me BE-në, ku ripërsëriti se kjo gjë nuk varet nga qeveria, por nga politika e brendshme e shteteve anëtare në unionit.
“Se kur hapet konferenca dhe se kur mbyllet konferenca kjo nuk është në dorën tonë dhe nuk është çështja jonë. Por, balta që eksportohej nga këtu ulte Shqipërinë, e bënte të dukej si stan me lepuj”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai shtoi se e rëndësishme është që të përmbushen të gjitha pikat që Shqipëria të ketë një standard europian.
Kreu i qeverisë theksoi se “Ballkani i Hapur” nuk është një lojë e Serbisë, por është për të mirën e punëtorëve, studentëve, për tregjet e mallrave dhe për kulturën.
Ai nënvizoi se nuk i interson se çfarë përfiton Serbia nga “Ballkani i Hapur”, por vetëm Shqipëria dhe Kosova.
Rama bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën dhe sipas tij mosdakordësitë duhet të trajtohen me respekt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta