Balluku: Brenda këtij mandati përfundon porti i ri i Durrësit, në nëntor nis puna për aeroportin e Vlorës

16 Shtator 2021 | 13:40

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se porti i ri ndërkombëtar i Durrësit, i vendosur në zonën e Porto Romanos do të dorëzohet brenda këtij mandati.

Ministrja u zotua se porti tregtar i Vlorës do të vendoset në zonën Triportit.

“Porti i Vlorës është një port që ndryshon destinacion për t’u lidhur me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një port jahtesh. Ndërsa, porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Triportit, duke krijuar atje një port të integruar”, tha znj. Balluku.

Ajo shtoi se brenda muajit nëntor nis puna në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të përfundojë brenda këtij mandati.

Znj. Balluku theksoi se projektet e papërfunduara gjatë 9 viteve të fundit, do të përfundojnë brenda këtij mandati.

“Projekte të tjera që do të përfundojnë është Unaza e Madhe e Tiranës, ndodhen drejt përfundimit të gjitha lotet edhe ato që kemi trashëguar prej 9 vitesh të papërfunduara, por edhe lotet e reja që u hapën më pak se 1 vit e gjysmë më përpara janë drejt perëndimit”, shtoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026