Basha për “Open Balkan”: Shqipëria duhet të mbështesë interesin e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha krahas akuzave për keqqeverisje ndaj PS, u ndal edhe tek iniciativa e “Open Balkan”.
Ai kërkoi shpjegime nga kryeminsitri Edi Rama, mbi rrethanat që e detyrojnë atë të mbështesë kaq shumë një iniciativë të tillë, që sipas Bashës burimin kryesor e ka në Novi Sad të Serbisë.
“Çfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania që ka mbështetjen e BE? Çfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciativë paralele të krijuar në Novi Sad, që autoritetin më të lartë ka Aleksandër Vuçiç. Juve nuk u intereson bashkëpunimi rajonal”, tha Basha.
Për kryedemokratin bashkëpunimi rajonal nuk nis nga Novi Sadi, por nga Mitrovica. Ai theksopi se detyra kryesore e Shqipërisë është të mbështesë interesin e Kosovës në çdo rrethanë.
“Bashkëpunim rajonal nuk nis nga Novi Sadi, por nga Mitrovica. Shqipëria ka një detyrë: të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk është e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”, tha kryedemokrati Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta