Sa realiste janë objektivat ekonomike të qeverisë “Rama 3”? Analistët skeptikë

16 Shtator 2021 | 22:34

Qeveria “Rama” në mandatin e saj të tretë ka si synim uljen e nivelit të borxhit të jashtëm nga 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 60%.

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati thotë se deri para tërmetit dhe pandemisë qeveria arriti të ulte borxhin në një nivel të kënaqshëm.

“Borxhi vajti 65.5%. Borxhi tejkalohet gjithmonë me rritje. Nëse GDP rritet, borxhi ulet”, tha Bushati duke shtuar se kjo synohet të arrihet me rritje 4.5% të ekonomisë çdo vit.

Aranita Braha, drejtore e “Open Data” thotë se kufijtë e borxhit shkojnë në 80%. Por bashkë me kontratat PPP, që janë detyrime dhe duhen llogaritur si detyrime, na rezulton se kemi 11% të GDP.

“Jemi gati tek kufiri 90% e borxhit. Riskun për ta ulur këtë borxh e kemi shumë të lartë duke qenë se shumë shqiptarë jetojnë me remitanca”, tha Braha.

Afrim Krasniqi, analist, thotë se programi i qeverisë për uljen e borxhit nuk është serioz. Ai tha se deri tani nuk ka të dhëna të sakta për ekonominë pasi deri tani nuk dihet se sa është informaliteti.

“Është kabineti me më pak ekonomistë në periudhën e tranzicionit. Uroj që të mos kemi fatkeqësi dhe të kemi rast për t’i diskutuar këto premtime”, tha Krasniqi.

Adri Nurellari shprehet se kryesisht marrja e borxhit bëhet për rritje ekonomike. Por ajo që ka ndodhur në Shqipëri tha ajo është se borxhi është rritur me 59% më e lartë se sa rritja ekonomike.

“Rritja ekonomike vjen nga investimet e huaja dhe në program nuk thuhet asgjë për nxitjen e investimeve të huaja”, tha Nurellari duke shtuar se në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria nuk është konkurruese për të tërhequr investime të huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025