Qeveria “Rama 3” betohet nesër në Presidencë
17 Shtator 2021 |
17:20
Të shtunën në orën 10:00 kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin e ri qeveritar do të betohen para presidentit, Ilir Meta për mandatin e ri qeveritar.
Ky hap vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Mandati i tretë qeverisës i socialistëve do të bazohet në 5 shtylla kryesore.
Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.
Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”:
- Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër
- Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.
- Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
- Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë
- Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
- Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës
- Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
- Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit
- Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
- Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Elva Margariti – Ministre e Kulturës
- Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet
- Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
- Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset