Ministrja e Jashtme holandeze jep dorëheqjen për shkak të evakuimeve në Afganistan

17 Shtator 2021 | 10:14

Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas kritikave për evakuimet nga Afganistani.

Deputetët në Holandë miratuan një propozim censure kundër Kaag dhe ministrit të mbrojtjes Ank Bijleveld të enjten për dështimin për të siguruar kalimin e sigurt të dhjetëra afganëve nga vendi, pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

Një ditë më parë, Kaag pranoi se disa punonjës të ambasadës lokale dhe përkthyes për trupat holandeze nuk ishin evakuuar nga Kabuli.

Pasi mocioni u miratua të enjten, Kaag tha menjëherë se do të jepte dorëheqjen e saj, duke thënë se parlamenti kishte vendosur që “Kabineti ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme”.

1,673 njerëz u evakuuan nga Holanda para se operacioni të përfundonte më 26 gusht. Ata përfshinin më shumë se 700 shtetas holandezë, afër 600 afganë që punuan me forcat holandeze dhe misionet diplomatike dhe të tjerë të konsideruar në rrezik, siç janë aktivistët dhe gazetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026