Si kanë votuar deputetët për qeverinë e re

17 Shtator 2021 | 13:21

Pas një seance maratonë që zgjati mbi 20 orë, Kuvendi miratoi me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar të gjitha votat e deputetëve për kabinetin e ri qeveritar. Dhjetë ligjvënës nuk kanë marrë pjesë në votim: Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Vangjel Dule, Selaudin Jakupllari, Fatmir Mediu, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Flamur Noka, Nusret Avdulla, Shpëtim Idrizi.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela ka abstenuar.

77 votat pro programit të qeverisë dhe kabinetit të ri qeveritar janë të Partisë Socialiste dhe Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit.

Seanca plenare për miratimin e qeverisë së re nisi në orën 10:00 të paradites së të enjtes dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Të shtunën, kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin e ri qeveritar do të betohen para presidentit, Ilir Meta për mandatin e ri qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026