Kurti: Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën për marrëveshje finale

17 Shtator 2021 | 13:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se për të nënshkruar një marrëveshje finale me Beogradin duhet që Serbia të ndryshojë kushtetutën.

Kurti tha se me të dërguarin e BE, Miroslav Lajaç nuk ka diskutuar për arkiva dhe as reciprocitetin.

“Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje, por si mjet për barazi. E duam reciprocitetin për heqjen e barrierave nga Serbia”, u shpreh kryeministri Kurti gjatë një konference me ministren e Arsimit, Arberia Nagavci.

Ai shtoi se para 6 tetorit nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa për takimin me Kurtin, Miroslav Lajçak tha më herët se tema më e rëndësishme e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi, por është diskutuar edhe mbi të ardhmen e Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026