Sondazhi, 77% e bizneseve të mëdha nuk kanë likuiditet për të paguar taksat

3 Prill 2020 | 14:28

 I ftuar në një lidhje direkte në Euronews Albania, z. Arben Shkodra na informoi se Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka ndërmarrë një sondazh me rreth 100 sipërmarrje të mesme dhe të mëdha ku rezultoi se një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kishin rënie të shitjeve me mbi 50%, dhe po hasin vështirësi për ta mbajtur aktivitetin hapur dhe për të paguar personelin. Shumë biznese pranuan se nuk kanë mundësi të paguajnë punonjësit dhe se po planifikojnë të shkurtojnë stafin. Përpos kësaj, 77% e tyre pranuan se nuk kanë mjaftueshëm likuiditet për të paguar taksat, ndaj kërkojnë ndihmë nga qeveria për të gjetur një zgjidhje.

“Fillimisht hasim problematika me pordhimin vendas, me të gjithë procedurën se si prodhojmë, pasi ditët e para, siç e keni përcjellë edhe ju si media, ka pasur një paqartësi, kaotizëm në lidhje me qarkullimin, qoftë të mallrave, qoftë të punonjësve. Tashmë e kemi kapërcyer këtë situatë, është më e lehtë të vijojë puna por kemi edhe dy shtylla të tjera problematike.

Shtylla e dytë lidhet me vështirësitë dhe problemet në import. Fatmirësisht, vetëm për pjesën ushqimore nuk kemi patur probleme në importimin e lëndëve të para ose të produkteve, por vështirësi dhe probleme kemi pasur në importimin e lëndëve të para dhe produkteve në industritë jo ushqimore, kjo për shkak të sjelljes ndryshe të tregjeve të huaja, pasi edhe shtetet e tjera janë izoluar, janë në karantinë.

Ka një çrregullim edhe në transportin ndërkombëtar, që gjenezën e ka nga Kina e cila është përpunuesja më e madhe e kontinierëve në botë dhe kjo ka ndryshuar parimet bazë në të cilat bazohej tregtia në transportin ndërkombëtar.

Shtylla e tretë që prej një jave ka filluar të japë efekte shumë negative është shtylla e eksporteve, pra, mbyllja e porosive përsa i përket produkteve jo ushqimore, pasi ato ushqimore vijojnë, megjithatë ka pasur edhe aty problematika me transportin. Për to ka një reagim nga rajoni për të krijuar një kanal të gjelbër se si mund të udhëtojnë mallrat ushqimorë ndërkohë që për produktet jo ushqimore, këtu kam parasysh fasoneritë, material porositësit, metalet, plastikat e me rradhë, të cilat aksesojnë në tregjet e tjera, kanë filluar të ndjejnë humbjen e kontratave” -u shpreh z. Shkodra.

Sipas tij java që kaloi ka qenë një javë e zezë në ecurinë e kontratave me jashtë.

Bazuar në sondazhin që kanë kryer, është përgatitur një material me kërkesa që bazohet në këto tri shtylla, që synon të garantojnë vendet e punës, pasi asnjë kompani, e asnjë përmase, nuk dëshiron të largojë njerëz nga puna.

Sipas Z.Shkodra, garancia sovrane nuk është një zgjidhje për këtë çështje, për aq kohë sa marrja e një kredie nga një kompani që nuk ka prodhim dhe fitim, nuk është efiçente.

“Në vendet e botës, në SHBA për shembull, kanë kaluar në një plan tjetër, që është instrument i grantit, me qëllim që sipërmarrësit të vijojnë punën dhe të performojnë” -thotë ai.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026