Ambasadorja amerikane takon anëtarët e KPA-së: Keni përgjegjësi të madhe

17 Shtator 2021 | 17:13

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Yuri Kim shprehet se, anëtarët e KPA kanë përgjegjësinë më të madhe pasi marrin vendimin përfundimtar për vetingun.

Ambasadorja nënvizon se pavarësisht presionit “ata kanë zbatuar elementët e rëndësishëm në reformën e drejtësisë”.

Në qershor të vitit të ardhshëm skadon mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, dy nga organet e vetingut në drejtësi.

Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manaj ka kërkuar në Parlament konsensusin e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit.

Deri tani vetingun e kanë kaluar vetëm rreth 50% e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane pati takim me prokurorët e SPAK ku ka vlerësuar punën e tyre. Yuri Kim tha se SPAK ka arritur të provojë në gjykatë akuzat në 90% të rasteve duke konfiskuar 80 milionë euro asete dhe dënuar mbi 250 persona prej themelimit në dhjetor 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026