SHBA, BE dhe OSBE mesazh urimi pas betimit të qeverisë ‘Rama 3’
Kryediplomatja amerikane, Yuri Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë.
Ambasadori Luigi Soreca thotë se pret nga qeveri e re vijimin e reformave, që afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, prezenca e OSBE thekson se Shqipëria ka tashmë një qeveri të re dhe shtysa të reja politike, që në koordinim mes tyre, mund të çojnë përpara agjendën kombëtare.
OSBE-ja thotë se do vijojë të japë mbështetjen të plotë për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit dhe reformën zgjedhore.
Me një shënimi në faqen zyrtare “Facebook”, prezenca e OSBE vlerëson edhe kthimin e opozitës në parlament.
“Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta